Përfitimet financiare të vëllait të Fitore Pacollit me shokë nga linçimet ndaj gazetarëve

Përfitimet financiare të vëllait të Fitore Pacollit me shokë nga linçimet ndaj gazetarëve

Grupi famëkeq “Me Kryeministrin” që e ka cenuar vazhdimisht demokracinë, tash e mbi një vit, nuk ka qenë pa dobi financiare për themeluesit e saj. Ai së fundi është mbyllur për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe mosdurimit, por ka hapur një tjetër grup ku po provon ta bëj të njëjtën gjë.

Ky grup në të cilin postojnë militantë dhe deputetë të Vetëvendosjes, në versionin e mëparshëm paraqiste shumë postime nga disa portale të çuditshme që mbronin kryeministrin Albin Kurti dhe qeverisjen e tij.

Përveç mbrojtjes së kryeministrit Kurti dhe linçimeve e sharjeve nga më të zezat për kritikët e tij, grupi i vogël prej 3-4 anëtarësh brenda grupit me mbi 350 mijë anëtarë, ka korrur edhe përfitime financiare.

“Kosovo Insight” ishte një ndër këto faqe, por e cila nuk është regjistruar si biznes dhe nuk ka lajmëruar fitimet.

Postimet e fundit të kësaj faqeje, ndoshta të mbyllur për shkak të raportimeve me shkelje të rënda, datojnë para një muaji.

Por, megjithatë ka diçka ligjore nga përfitimet e themeluesve të këtij grupi që përbëhet nga militantë si Veron Hasani e vëllai i Fitore Pacollit, Fitimi.

Shumë e shumë postime të ndara në grupin e mëhershëm, e të cilat aprovoheshin paraprakisht prej administratorëve, ishin nga faqja Observer.

Ajo është hapur si biznes dhe funksionon si biznes nga 12 maji i vitit 2021, gati një vit pas themelimit të grupit në fjalë.

Kapitali i saj është 2 mijë euro, derisa drejtor menaxhues është pikërisht Veron Hasani.

Pjesë e aksionarëve të kësaj gazete është edhe Ftim Pacolli, vëllai i Fitores, por edhe Agon Haxha.

Marrë parasysh që grupi ka pasur 350 mijë anëtarë, fitimet për Fitimin me shokë besohet të kenë qenë marramendëse. /Periskopi 

Shpërndaje në: