Përfitimet kryesore të shëndetit nga shalqiri

Përfitimet kryesore të shëndetit nga shalqiri

Shalqiri është një frut i shijshëm dhe freskues për të gjithë ju dhe që duhet të përdorni më shumë gjatë stinës së verës.

Ai ka 46 kalori dhe ka përmbajtje të lartë edhe të vitaminave C dhe A .

Gjiathashtu, ju ndihmon të hidratoni organizmin tuaj, pasi pirja e ujit është një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur trupin tuaj të hidratuar.

Sidoqoftë, ngrënia e ushqimeve që kanë përmbajtje të lartë uji mund të ndihmojë organizmin tuaj, është interesante që shalqiri përmban 92% ujë dhe konsiderohet si burim i sigurt.

Për më tepër, një përmbajtje e lartë e ujit është një nga arsyet pse frutat dhe perimet ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur.

Shalqiri përmban Vitaminën C

Vitamina C është një antioksidant që ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave nga radikalet e lira.

Shalqiri përmban gjithashtu përbërje që mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit.

Studiuesit kanë studiuar likopenin dhe komponimet e tjera individuale të bimëve në shalqi për efektet e tyre kundër kancerit.

Mund të përmirësojë shëndetin e zemrës gjithashtu, shkruan Healthlina.

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaku kryesor i një numëri të madh të vdekjeve në mbarë botën.

Faktorët e stilit të jetesës, përfshirë dietën, mund të ulin rrezikun e sulmit në zemër dhe goditje e ndonje sëmundje në tru duke ulur presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit.

Disa lëndë ushqyese në shalqi kanë përfitime specifike për shëndetin e zemrës.

Shpërndaje në: