Përfundojnë tri ndeshjet: Fluturon Malisheva, fiton edhe Feronikeli – Drita-Ballkani barazim

Përfundojnë tri ndeshjet: Fluturon Malisheva, fiton edhe Feronikeli – Drita-Ballkani barazim

Kanë përfunduar tri ndeshjet e javës së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka barazuar me Ballkanin pa gola në Gjilan, teksa me këtë pikë Drita grumbullon tetë dhe zë pozitën e dytë, po aq sa ka edhe Ballkani në të parin, shkruan Periskopi.

Në përballjen tjetër, Feronikeli ka mposhtur minimalisht, 1-0, Dukagjinin, me golin e vetëm që e ka shënuar Qorri në minutën e katërt.

Pas këtyre tri pikëve, Feronikeli zë pozitën e pestë me gjashtë, ndërsa Dukagjini mbetet në kuotën e dy pikëve në vendin e shtatë.

Sensacioni i Superligës këtë fushatë, Malisheva ka mposhtur me rezultat solid, 3-0, Llapin, falë dy golave nga Stullqaku 57′, 59′ dhe një tjetri në kohën shtesë.

Pas kësaj fitoreje, Malisheva grumbullon shtatë pikë dhe zë pozitën e tretë.

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: