Përfundon aventura e Suarezit në Evropë, nesër zyrtarizohet nga klubi i ri

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez pritet që të transferohet te klubi i njohur argjentinas, River Plate.

Gazetari nga “DIRECTV”, Bruno Vain, duke u bazuar në burimet e tij të sigurt, ka bërë të ditur se uruguaiani nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e River Plates.

Sipas tij, njoftimi zyrtar do të bëhet të hënën.

Suarez te River Plate do të kalojë si lojtar i lirë. Ai së fundi ishte pjesë e Atletico Madridit.

Më herët është thënë se për 35-vjeçarin nuk ka bërë ofertë asnjë klub evropian.

Për ish-sulmuesin e Ajaxit, Liverpoolit e Barcelonës, transferimi te klubi nga Buenos Aires do të jetë një aventurë e re.