Përfundon gjithçka në Han të Elezit: Rufki Suma humb bindshëm, fiton Balazhi pa balotazh

Përfundon gjithçka në Han të Elezit: Rufki Suma humb bindshëm, fiton Balazhi pa balotazh

Tashmë janë numëruar 100 për qind të votave në komunën e Hanit të Elezit, që ka prodhuar një tjetër befasi në këto zgjedhje lokale.

Rufki Suma si i pavarur ka humbur garën zgjedhore për herë të parë në histori.

Madje, kjo humbje i vjen si dush i ftohtë pasi ka ndodhur pa balotazh.

Mehmet Balazhi nga PDK ka arritur të fitojë 50.98 për qind të votave, duke e lënë shumë prapa z. Suma me 42.47 për qind të votave, përcjell Periskopi.

Kandidati i VV-së i ka fituar vetëm 6.54 për qind të votave. /Periskopi

Shpërndaje në: