Përfundon gjyqi për vrasjen e Xhuvanit, Paplekaj: U detyrova të qëlloj se nuk reagoi policia

Përfundon gjyqi për vrasjen e Xhuvanit, Paplekaj: U detyrova të qëlloj se nuk reagoi policia

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, në 21 prill 2021, para zgjedhjeve parlamentare.

Prokuroria kërkon kohë për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve ndërsa të hënën prite vendimi i gjykatës.

Në sallën e gjyqit Paplekaj ka deklaruar se është detyruar të qëllojë ditën e ngjarjes pasi nuk ka ndërhyrë policia.

“Nuk jemi lajmëruar as unë, as avokati im. Unë kam parë një mosveprim të policisë në kushtet kur kolegun tim e kisha të plagosur nuk kisha asnjë reagim nga policia… dhe kur pashë që po më rrezikohej jeta jam detyruar të qëlloj”, citohet të ketë deklaruar Paplekaj në sallë.

Ndaj Arbër Paplekaj prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes në rrethanat cilësuese, ndërkohë për 2 nën drejtorët dhe për 6 efektivët, për shpërdorim detyre, për mos ndërhyrje në momentin e konfliktit.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Shpërndaje në: