Përfundon instalimi i ngrohjes qendrore në 13 shkolla nëpër fshatra të Prishtinës (Foto)
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka përfunduar instalimi I ngrohjes qendrorë në 13 shkolla të fshatrave të Prishtinës.
“Me kontratën “Instalimi i ngrohjes qendrore në shkollat të fshatrave “me vlerë 99,391.85 €, është përfunduar instalimi i ngrohjes qendrore në 13 shkolla nëpër fshatra të Prishtinës, ku në 10 prej tyre vetëm janë ne funksion ndërsa në tri shkolla janë akoma në proces”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Shkollat ku është bërë instalimi i ngrohjes janë : “Avni Rrustemi”-Halitaj ,“Nëna Tereza “-Vranidoll ,“Filip Shiroka”, “Dëshmorët e 1921”-Prapashticë, “Dëshmorët e 1921”-Balaj,”Azemi e Salihu“-Dabishec,”Azemi e Salihu“-Hajkobillë, ”Azemi e Salihu“-Gllogovicë, “Tefik Çanga” -Ballaban ,”Tefik Qanga”-Koliq 1,”Tefik Qanga “-Koliq 2, ” Teuta “-Grashticë,” Isa Boletini”- Busi.
Ndërsa, me kontratën “Rregullimi i oborreve dhe terrenev sportive” – kontratë kornizë për tri vite, me vlere 511,933.50 €, janë përfunduar punimet te terreni sportiv në këto shkolla:
“Dëshmoret 1921”. “Xhemail Mustafa”, ”Mitrush Kuteli”, ”Naim Frashëri”, ”Isa Boletini” si dhe disa shkolla ku punimet janë akoma në proces tek rrethojat e terrenit sportiv dhe rrethojat e oborreve.
















