Përfundon marrëdhënia historike e Interit me Pirellin pas 25 vitesh

Përfundon marrëdhënia historike e Interit me Pirellin pas 25 vitesh

Inter dhe Pirelli do të ndahen në fundin e sezonit të ardhshëm.

Klubi zikaltër dhe kompania italiane, siç ka bërë të ditur Calcio e Finanza, do të ndërpresin marrëdhënien historike në vitin 2021, kur do të skadojë kontrata e fundit e sponsorizimit.

Do të përfundojë kështu  një lidhje që ka zgjatur mbi 25 vite dhe që, nga viti 1995, ka mbushur arkat e klubi mbi 235 milionë euro.

Objektivi i Suning është ai që të nënshkruajë një marrëveshje të re që të dyfishojë të ardhurat, duke kaluar nga 12 milionët e Pirelli-t te 25-30 që do të garantonte një kolos i pasurive të patundshme si Evergrande.

Pirelli është bërë zyrtarisht pjesë e historisë së Inter-it më 14 qershorin e 1995-ës, kur Massimo Moratti dhe Marco Tronchetti Provera nënshkruan kontratën e parë.

Marrëveshja e parë ka pasur një vlerë prej 4 miliardë liretash dhe një kohëzgjatje 3-vjeçare: nga sezoni ’95/’96  te ’97/’98, ai në të cilin Ronaldo zbarkoi në Milano duke u bërë menjëherë simboli i skuadrës dhe imazhi i Pirelli-t, në një reklamë që u bë legjendare.

Tani, grupi i Zhang është gati të presë përfundimisht lidhje me të kaluarën dhe ambicia e pronarëve të rinj është që të arrijë marrëveshje me vlera financiare të barabarta me ato të klubeve të mëdha të Europës.

Shpërndaje në: