Përfundon ndeshja Bayer – Bayern, u shënuan gjithsej 6 gola

Përfundon ndeshja Bayer – Bayern, u shënuan gjithsej 6 gola

Sot në kuadër të javës së 30-të të Bundesligës gjermane – u zhvillua ndeshja mes Bayer Leverkusenit dhe Bayer Munich, ndeshje në të cilën këta të fundit dolën fitues me rezultat 2 me 4.

Të parët që zhbllokuan rezultatin ishin vendasit, për të shënuar pastaj Bayerni  një mori golash.

Golin e barazimit e shënoi francezi, Koman, kurse rrjetën për golin e dytë e gjeti Goretzka, i cili asistoi për golin e parë. Për ta vazhduar karvanin e golave, rrjetën e gjeti Gnabry –  kurse për 1 me 4 shënoi, Lewandowski.

Ndërsa, krejt në fund të ndeshjes, Bayeri arriti ta shënonte golin e dytë, gol ky i shënuar nga gjermani, Florian Wirtz.

Vlenë të theksohet se, prijësi i tabelës, Bayerni numëron plot 70 pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: