Përfundon pjesa e parë: Prishtina në epërsi ndaj Gjilanit

Përfundon pjesa e parë: Prishtina në epërsi ndaj Gjilanit

Skuadra e Prishtinës ka bërë një pjesë të parë mjaft të mirë në udhëtim kundër Gjilanit.

Kryeqytetasit gëzojnë një epërsi minimale kundër Gjilanit, kur kanë përfunduar 45 minutat e para, shkruan Periskopi.

Goli i vetëm në këtë përballje deri më tani u shënua nga anësori Mendurim Hoti, në minutën e 30’.

Mundësi të mira shënimi kishte edhe Otto John, por portieri i Gjilanit ishte në disponim mjaft të mirë.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse do të ketë ndonjë reagim më të mirë të nikoqirëve, për të ndaluar tri pikët të shkojnë në Prishtinë. /Periskopi/

Shpërndaje në: