Përfundon rinumërimi i 117 kutive me vota

Përfundon rinumërimi i 117 kutive me vota

Në orën 14:00 është mbyllur rinumërimi i 117 kutive të cilat dje PZAP dhe KQZ kishte vendosur që të rinumërohen.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha për KosovaPress se KQZ-ja do të presë vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat eventuale për të proceduar tutje drejt certifikimit të Rezultateve Përfundimtare të zgjedhjeve.

Ndryshe dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe KQZ kanë vendosur që 117 kuti të shkojnë sërish në rinumërim, ndërsa ka trajtuar ankesat e kandidatëve për deputetë që ishin dërguar në PZAP.

Ankesat e refuzuara kandidatët për deputetë kanë afat 72 orë(që nga sot) që t’i dërgojnë në Gjykatë Supreme e cila pritet që të marr vendim lidhur me to.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 11 qershor, ndërsa KQZ ka dalë me rezultate përfundimtare tek javën e kaluar.

Shpërndaje në: