Përfundon takimi Lajçak – Abdixhiku

Përfundon takimi Lajçak – Abdixhiku

Ka përfunduar takimi ndërmjet emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku.

Pas takimit të mbajtur në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, asnjëra palë nuk është deklaruar për media.

Lajçak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë. Diplomati sllovak dje është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa sot po vazhdon takimet me krerët e tjerë institucionalë dhe të partive politike.

Shpërndaje në: