Përfundon takimi në Rashkë, Vuçiq akuzon rëndë Kosovën
Pas takimit, Vuçiq ka thënë se “Prishtina po merret me propagandë të ndytë” dhe se në Bruksel nuk është folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Mesazhi im për serbët është: Mos bini pre e provokimeve, paqja është në interesin tonë”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
“I lus serbët që të qëndrojnë të qetë, me çfarëdo çmimi, që me krenari t’i ruajnë emrat dhe mbiemrat që mos të largohen nga shtëpitë e tyre”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve.
“Ne kemi pranuar gjithçka që na kanë propozuar ata, mirëpo kemi arritur në një pikë që diçka mos të pranojmë, që të jemi fajtor për gjithçka, dhe që në një pikë të themi se jemi përgjegjës për gjithçka”, ka thënë tutje ai. /Lajmi.net/



