Përfundon takimin me Lajçakun, Vuçiqi: Shpejt informoj popullin se çka po ndodh në Veri

Përfundon takimin me Lajçakun, Vuçiqi: Shpejt informoj popullin se çka po ndodh në Veri

Ka përfunduar takimi mes të dërguarit special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçakut dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit në Beograd.

Pas takimit, me anë të një njoftimi, presidenti i Republikës së Serbisë ka thënë se mes tjerash ka folur me Lajçakun edhe për situatën e krijuar dhe tensionet që u shkaktuan sot në Jarinjë.

“Shpejt do të informoj popullin për gjithçka që po ndodh në veri,” thuhet në njoftimin e lëshuar nga Vuçiqi.

Për operacionin e sotëm, Kurti ka deklaruar se është pajtuar vet Serbia. Ajo besohet që bazohet në marrëveshjen për lëvizje të lirë, pika 9, e arritur në vitin 2011 në Bruksel. /Periskopi

Shpërndaje në: