Përfundon telenovela, Barcelona paguan klauzolën e Griezmannit

Përfundon telenovela, Barcelona paguan klauzolën e Griezmannit

Barcelona e ka paguar klauzolën prej 120 milionë eurove të Antoine Griezmannit.

Gazeta prestigjioze “L’Equipe” e ka konfirmuar se pagesa është bërë dhe tani gjithçka është vendosur që transferimi të kompletohet, transmeton Periskopi.

Ka pasur spekulime gjatë javës në lidhje me pengesat për pagimin e shumës, por tani është zgjidhur gjithçka.

Griezmann, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele do të formojnë një sulm të frikshëm edicionin e ardhshëm. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: