Përfundon votimi në institucionet korrektuese, 339 të burgosur refuzuan të votonin

Përfundon votimi në institucionet korrektuese, 339 të burgosur refuzuan të votonin

Sot ka nisur votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve në 21 komuna të Kosovës.

Procesit të votimit i janë nënshtruar edhe të burgosurit, ku tashmë në të gjitha Institucionet Korrektuese ka përfunduar procesi i votimit të të burgosurve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, i cili ka bërë të ditur se 339 të burgosur kanë refuzuar të votojnë.

“Ka përfunduar procesi i votimit të të burgosurve në të  gjitha Institucionet Korrektuese. Sipas listave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur gjithsej 736 të burgosur, prej tyre të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 397 të burgosur, ndërsa 339 të burgosur kanë refuzuar”, ka thënë Gashi.

Shpërndaje në: