Përgatituni për një të hënë të ngrohtë, ky është moti sot në Kosovë

Përgatituni për një të hënë të ngrohtë, ky është moti sot në Kosovë

Situata meteorologjike vazhdon të mbetet stabile.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferike.

Në disa territore, si pasojë e radiacionit, parashihet të ketë mjegull të lehtë, kryesisht në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Shpërndaje në: