Përgjigja brilante e Haalandit kur reporteri e pyet ‘a e dini sa i talentuar jeni’ pas ndeshjes së sontme

Përgjigja brilante e Haalandit kur reporteri e pyet ‘a e dini sa i talentuar jeni’ pas ndeshjes së sontme

Erling Haaland u shëndrrua përsëri në protagonist, derisa shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Borussia Dortmundit kundër PSG-së.

Goli i tij i dytë ishte vërtetë i veçantë, derisa gati nuk e shqeu rrjetën me një goditje të fuqishme nga distanca, transmeton Periskopi.

E pas takimit, norvegjezi është pyetur nga një reporter “a e dini sa i talentuar jeni”, me ish-yllin e Salzburgut që u përgjigj kështu:

“Kam shumë për tu përmisuar dhe duhet të vazhdoj,” u shpreh fillimisht ai.

“Nuk mendova shumë [kur shënova golin e dytë], e shijova momentin, këto janë net për të cilat jetohet.

“Duhet të përmirësohemi ende dhe të shohim çka do të ndodh në ndeshjen e dytë.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: