Përgjigja klas e Munishit ndaj trajnerit të Drenicës, i cili tha se ndikoi te gjyqtari

Përgjigja klas e Munishit ndaj trajnerit të Drenicës, i cili tha se ndikoi te gjyqtari

Ka përfunduar java e 10’të e Superligës së Kosovës.

Skuadra e Gjilanit triumfoi ndaj Drenicës me rezultat të ngushtë 2-1, me dy golat e shënuara nga Progni.

Pas ndeshjes Imset Munishi tha se ndeshjen e kishte cilësuar si të vështirë.

”E kemi cilësu lojën si të vështirë, me meritë Drenica ka arritë këto pikë. Këtë ndeshje kena lujtë ofansivë. Duke lujtë kësi futbolli, grumbullojmë më shumë pikë” – tha fillimisht Munishi.

Teksa, trajneri i Gjilanit komentoi edhe fjalët e trajnerit të Drenicës, i cili tha se “Ismet Munishi dirigjent, ka ndikuar te gjyqtari kryesor Albani”.

“Gjyqtarët nuk ndikohen, unë kom repeskt për Tahirin, na ka befasu krejtve. Nëse përveç Gjilanit e kom një skuadër për qejfi atëherë është Drenica” – tha Munishi, përcjell Insporti.

Ballkani aktualisht gjendet në pozitën e parë me 18 pikë, ndjekur nga Drenica dhe Gjilani me nga 17 pikë.

Shpërndaje në: