Përgjigja qesharake e Khabibit kur fansi i thotë se e dashura e tij e tradhtoi me yllin e UFC-së

Përgjigja qesharake e Khabibit kur fansi i thotë se e dashura e tij e tradhtoi me yllin e UFC-së

Khabib Nurmagomedov mund të jetë pensionuar nga UFC, por ai ende është legjitim për të dhënë këshilla për të tjerët – por jo në mënyrën që do ta prisnim.

Në një video të postuar së pari nga ”NELK”, një kanal në YouTube me gati gjashtë milionë abonues, një prej themeluesve të kanalit, Kyle Foregard shihet duke folur me rusin në rrugë për një luftëtar tjetër të UFC-së, Jorge Masvidal, transmeton Periskopi.

Videoja fillon me Forgeardin që thotë se Masvidal fjeti me të dashurën e tij në Majami, teksa kërkoi nga Khabibi që ta stërviste për t’u ndeshur me të.

Rusi i tha se ai është shumë i vjetër për të filluar stërvitjet tash dhe se ai duhet të marrë një QEN për ta ndihmuar.

Kur u pyet më shumë, Khabibi tha se një pitbull do të kryente punë.

Kanali ‘NELK’ njihet për shaka, kështu që mund të supozojmë se ky skenar ishte fiktiv, por përgjigja e tij është prapë qesharake. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: