Përgjigjja e vogëlushit kosovar bëhet virale në Internet (Foto)

Përgjigjja e vogëlushit kosovar bëhet virale në Internet (Foto)

Përgjigjet e fëmijëve të vegjël dinë të jenë shumë simpatike por edhe të zbulojnë të fshehta nga psikologjia kolektive.

Përgjigjja e një fëmije anonim është bërë virale në hapësirën tonë digjitale.

I pyetur se kush ishte heroi i tij, një fëmijë u përgjigj “babai.” Më pas, pyetja tjetër ishte se pse ai ishte heroi i tij dhe përgjigjja është e parashikueshme: “sepse nuk frikësohet askujt.”

Ndërsa, në pyetjen e tretë përmblidhet pjesa më simpatike e kësaj çështjeje, kur i pyetur “se a i frikësohet ndokujt heroi juaj”, përgjigjja e fëmijës është “nëna”.

Në fakt, kjo tregon që pyetja duhej të ishte e formuluar edhe “kush ishte heroina juaj”, shkruan Periskopi.

Kosova ka shënuar një rritje të thellë emancipimi sa i përket gjinive, edhe pse numri i rasteve të dhunës së raportuar në familje po shtohet. /Periskopi

Shpërndaje në: