Përhapet zjarri në Kodrën e Cërrnushës

Përhapet zjarri në Kodrën e Cërrnushës

Në fshatin Cërrnushë të komunës së Mitrovicës ende po vazhdon përhapja e zjarrit.

Zjarri më i madh është ai në malet e fshatit Zasellë, më saktësisht në Kodrën e Cërrnushës.

Kujtojmë se disa fshatra në Mitrovicën e Jugut janë kapluar nga zjarri, për shkak të temperaturave shumë të larta që po mbretërojnë në Kosovë.

Fexhrije Pllana, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut tha:

“Sot rreth orës 15:08 është raportuar për një zjarr në fshatin Cërnushë. Zjarri është përhapur në fshatin Kqiq, te pishat dhe fshatin Zasellë. Njësitë policore, zjarrfikësit, FSK dhe zjarrfikësit e KFOR-i janë në vendngjarje duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin dhe ne rast nevoje edhe evakuimin e banoreve”.

Shpërndaje në: