Perisic tek Man United? Kroati pëlqen videon e Lukakut dhe Pogbas (Foto)

Futbollisti i Interit, Ivan Perisic ka rritur spekulimet që e lidhin me një transferim tek Man United, pasi pëlqeu në Instagram videon e Paul Pogbas me transferin më të ri të United, Romelu Lukaku.
Kjo u vërejt nga disa tifozë të klubit anglez që përcjellin futbollistin në rrjetet sociale, transmeton Periskopi.
Në videon e postuar nga Pogba, shihet francezi me Lukakun të cilin e përshëndet dhe i thotë se do të shihemi nesër në training.
United konfirmoi transferimin e Lukakut dhe besohet se shuma që do t’i paguhet Evertonit është rreth 75 milionë funta. /Periskopi