Periskopi i tregoi popullit para pesë ditëve lokacionin e strehimit të afganëve

Periskopi i tregoi popullit para pesë ditëve lokacionin e strehimit të afganëve

111 qytetarët e ardhur mbrëmë nga Kabulli po qëndrojnë afër Bondsteelit, ashtu siç kishte raportuar Periskopi

Lokacioni zyrtar është ish kampi i BechtelEnkas që ndodhet në afërsi të Bondsteelit, por i cili teknikisht është pjesë e kampit ushtarak amerikan.

Para pesë ditësh, më 25 gusht, Periskopi kishte marrë vesh për lokacionin pasi kishte nisur edhe përgatitja e hapësirave për strehimin e refugjatëve.

Aty ishin kërkuar edhe punëtorë të rinj në mënyrë që të përfundonin sa më parë përgatitjet.

Lokacioni te Konviktet ishte përmendur si mundësi por kishte hasur në kritika të shumta për shkak të afërsisë me qendrën e Prishtinës. /Periskopi

Shpërndaje në: