Periskopi ka një lutje për Albin Kurtin

Periskopi ka një lutje për Albin Kurtin

Periskopi ka një kërkesë për Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti, e të cilën po e bën në formë publike në mënyrë që të merret më seriozisht. 

Kameramani ynë është ankuar se në objektin e Qeverisë së Kosovës nuk ka mbajtëse të bicikletave [ang. bicycle parking rack].

“Qysh e kam lënë unë, mundet me u grithë. Unë e kam lënë brenda rrethojave të Qeverisë së Kosovës. Garda më tha le mbrapa barakës, dhe më tha që nuk ka mbajtëse për bicikleta” – ka thënë kameramani, tashmë i akredituar për të përcjellur ngjarjet e Qeverisë së Kosovës.

Në shumë vende të botës, ka madje edhe kryeministra të cilët udhëtojnë përmes bicikletave siç është Mark Rutte i Holandës, përcjell Periskopi.

Periskopi i bën kërkesë Qeverisë së Kosovës që të ndërtojë një mbajtëse për biçikleta në afërsi të objektit që të lehtësohet puna e gazetarëve dhe kameramanëve tanë. /Periskopi 

 

Shpërndaje në: