Përkeqësohet gjendja në vilën e Ramiz Kelmendit, anulojnë pjesëmarrjen edhe Mustafa e Veseli
Importuesi më i madh i mallrave të Serbisë në Kosovë, Ramiz Kelmendi, për herë të dytë brenda ditës së martë është detyruar ta anulojë takimin me liderët politikë për të diskutuar rreth demarkacionit.
Për orën 14:30 ishte paralajmëruar se kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kosovës, Kadri Veseli, do të shkonin në këtë takim, por Kelmendi ka thënë se as kjo dyshe nuk ka ardhur për takim.
Duket se Kelmendi do të qëndrojë gjithë ditën duke vështruar në mos do t’i shkojë ndonjë mysafirë në vilën e tij për ta diskutuar demarkacionin.



