Përkrahësit e Agim Bahtirit u rrahën mes vete në lagjen te ‘Tjegullorja’

Përkrahësit e Agim Bahtirit u rrahën mes vete në lagjen te ‘Tjegullorja’

Një aktivitet i Agim Bahtirit duket se kanë shkuar më keq se që ishte planifikuar.

Burime të Gazetës Metro në Mitrovicë kanë thënë se përkrahës të Agim Bahtirit, që janë kundër kandidimit të Agim Bahtirit e kanë prishur një aktivitet të tij në lagjën te Tjegullorja.

Sipas mediave në Mitrovicë, ka pasur edhe perleshje fizike në këtë takim, meqë Agim Bahtirit, nuk është pranuar nga disa përkrahës në këtë lagje, të cilët e kanë akuzuar atë për mos pagesën e disa pagave.

Agim Bahtiri sot kishte për të mbajtur tubim në lagjen Tjegullore ku në ate takim pati perleshje fizike dhe qytetarët e perzune atë nga lagjja e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njesi të shumta të policisë.

Shpërndaje në: