Përkrahje e fuqishme e Ramush Haradinajt për ShBA’të në tensionet me Iranin

Përkrahje e fuqishme e Ramush Haradinajt për ShBA’të në tensionet me Iranin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj krizës mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Ai shkruan se Kosova qëndron përkrah të drejtës së SHBA’së për t’i mbrojtur vlerat e lirisë dhe sigurisë në botë.

Ai shkruan në Facebook:

Kosova konsideron se veprimet e Iranit në ngritjen e tensioneve në Gjirin Persik janë të gabuara dhe qëndron përkrah të drejtës së ShBA-së për t’i mbrojtur vlerat e lirisë, paqes dhe sigurisë, kudo dhe kurdoherë.

Ndryshe, para pak ditësh, Irani ka rrëzuar një don amerikan, duke përshkallëzuar kështu krizën mes dy vendeve.

Ushtria amerikane tha se rrëzimi i një droni të saj nga Irani, ditën e enjte, ka qenë një “sulm i paprovokuar” në hapësirën ndërkombëtare ajrore.

Në deklaratën e Komandës Qendrore të SHBA-së thuhet se droni mbikëqyrës i marinës RQ-4A Global Haëk “është rrëzuar nga një raketë tokë-ajër, derisa ka qenë duke operuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Ngushticën e Hormuzit”.

Në deklaratë thuhet se pretendimet e Iranit se droni ka qenë mbi Iranin “janë false”.

Ajo pason një deklaratë të mëhershme të Gardës Revolucionare të Iranit, e cila pretendonte të ketë qëlluar një dron amerikan.

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Iranin për sulmin në dy cisternat e naftës në Gjirin e Omanit.

Ushtria amerikane ka lëshuar një video, në të cilën ajo tregon Gardën Revolucionare të Iranit, duke hequr një minë të pashpërthyer në një cisternë të dëmtuar nga sulmet.

Zyrtarët amerikanë i thanë CNN-it, se Pentagoni në bazë të pamjeve, beson se përpjekja e forcave iraniane ishte të fshehin provat e përfshirjes së tyre.

 

 

Shpërndaje në: