Përleshen qentë, pastaj edhe pronarët e tyre në Vlorë: Njëri mbetet i plagosur

Periskopi.com Lajme

Konflikt me sende të forta mes dy komshinjve në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e centrales. Dy komshinjtë janë zënë për arsye krejt banale.

Fillimisht dy qentë e tyre janë përleshur me njëri tjetrin.

Kanë shkuar ti ndajnë pronarët, të cilët pasi i kanë ndarë qentë, kanë filluar dhe ata të zihen dhe konfliktohen.

Njëri prej tyre, 54-vjeçari me inicialet D. A., ka përfunduar në spital dhe 35-vjeçari me inicialet I. H., ka përfunduar në polici.