Përmbledhja e paraqitjes së 16-vjeçarit Ansu Fati nga ndeshja e mbrëmshme të lë gojëhapur
Bota e futbollit ka filluar ta njohë gjithnjë e më shumë Ansu Fatin.
Është gjithmonë brilante kur shihni të rinjtë duke marrë minuta në nivelin më të lartë të futbollit, por askush nuk e kishte pritur që një 16-vjeçar të emërohej në formacionin startues të Barcelonës, raporton Periskopi.
Sidoqoftë, pikërisht kjo ndodhi, me Fatin që luajti nga minuta e parë në fitoren 5-2 të blaugranëve kundër Valencias, derisa ai shënoi një gol dhe asistoi për një tjetër.
Ishte një paraqitje thjesht spektakolare, të cilën mund ta shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
??????https://t.co/cHRgpGPyal
— JohnSmith1988 (@Smith1988John) September 14, 2019



