Përmbledhja nga edicioni i fundit i CR7 me Man Unitedin është thjesht çmenduri

Përmbledhja nga edicioni i fundit i CR7 me Man Unitedin është thjesht çmenduri

Ishte Manchester Unitedi klubi ku Cristiano Ronaldo fitoi famë.

I transferuar si 18-vjeçar nga Sportingu i Lisbonës më 2003, Ronaldo do të shndrrohej eventualisht në futbollistin më të mirë në botë, nën udhëheqjen e Sir Alex Fergusonit, transmeton Periskopi.

Ai kaloi gjashtë sezone te Man United, ku fitoi tre tituj të Premier Leagues dhe Champions Leaguen.

Dhe deri në kohën kur Ronaldo u transferua në Madrid, portugezi ishte zyrtarisht legjendë e Unitedit.

Manchester United v Arsenal - Premier League

Bilanci i golave nuk ishte aq i jashtëzakonshëm sa te Real Madridi, por 118 gola në 292 paraqitje nuk është aspak keq.

42 prej atyre golave erdhën në edicionin 2007/08, i cili përfundoi me triumf evropian të skuadrës.

Një sezon më vonë, Ronaldo ndihmoi Unitedin ta fitonte tripletën me 26 gola në të gjitha garat.

Ai ishte thjesht brilant atë fushatë, siç e tregon videoja e mëposhtme.

Loja e Ronaldos ka evoluar ndër vite por në sezonin e tij të fundit te Man Unitedit, ai kombinoi teknikën me shpejtësi, derisa po e zhvillonte edhe fuqinë që do ta ndihmonte atë të prekë majat e majave te Real Madridi.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: