Përmbyset situta, tani LDK po kërcënon PDK-në
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Blerim Grainca është shprehur i bindur se buxheti i vitit 2017 do të miratohet javën e ardhshme në Kuvend.
Në një prononcim për “Gazeta Blic” ai theksoi se deklaratat kundër buxhetit të deputetëve nga radhët e PDK-së, janë vetëm sa për konsum partiak.
Sipas këtij deputeti, problem do të ishte vetëm në rast se kryesia e PDK-së do të vendoste që të mos e votojë këtë buxhet, e në atë rast Grainca thotë se vendi do të shkonte në zgjedhje, raporton GazetaBlic.com
“Problem do ishte nëse kryesia e PDK vendos mos me votu, në këtë rast shihemi në zgjedhje e qytetarët vendosin. LDK po ringritet si feniks”, ka thënë deputeti Grainca.
Dita e enjte e javës së ardhshme është caktuar seancë për buxhetin kur edhe pritet votimi i saj.




