Përmes akuzës për “lajme të rreme” po dëmtoni edhe gazetarinë e mirë

Përmes akuzës për “lajme të rreme” po dëmtoni edhe gazetarinë e mirë

Po ecja ndanë një kishe javën e kaluar.

Tingëllon si nisja e një hajgareje.

Për fat të keq jo.

Në shenjën përpara shkruhej: “S’ka lajme të rreme këtu, veç lajme të mira.”

U ndjeva e tërbuar.

Pse një vend i adhurimit duhej ta adaptonte një sllogan helmues politik?

A është pjesë kaq e pranuar në fjalët e përditshme sa nuk marrin parasysh dëmin që po bën?

Natyrisht është në përgjegjësinë e gazetarëve dhe dhomave të lajmeve që të fitojnë besimin e publikut që i shërbejnë.

Shumica prej nesh provojmë ta bëjmë një gjë të tillë për çdo ditë.

Por fraza ‘lajm i rremë’ e ka helmuar jetën publike dhe diskursin.

Ajo nuk shenjon më gazetarinë false apo të dobët, por gazetarinë apo faktet që dikujt nuk i pëlqejnë.

Është bërë shkurtore për frazën: “Nuk dua ta besoj atë gjë kështu që e mohoj sepse ashtu më përshtatet”.

Vetë ideja ka çuar në rritjen e numrit të kërcënimeve ndaj gazetarëve.

Por më e rëndësishmja, kjo po e bën punën tonë më të zorshme sepse po e minon besimin e njerëzve te ne.

Ka një maksimë të cilën çdo rishtar në një dhomë lajmesh e mëson: që definicioni i lajmeve është diçka që dikush, diku dëshiron ta shtypë, dhe që krejt pjesa tjetër është reklamë.

Të gjesh fakte që dikush tjetër i dëshiron të fshehura është tepër e zorshme.

Vyen përvojë, gjykim, lëkurë të trashë, persistencë, aftësi për të ndërrmarë rreziqe, dhe shpesh, kurajë.

Ja disa shembuj në vitet e fundit të rrëfimeve që nuk do të dilnin në dritë pa gazetarinë.

Skandali i ngacmimit të fëmijëve në Rotherham.

Uji helmues në Flint, Michigan.

Harvey Weinstein.

Cambridge Analytica dhe përdorimi i të dhënave personale për të ndikuar në zgjedhje.

Interferenca e Rusisë në zgjedhjet amerikane presidenciale të 2016-s dhe të lidhjeve me fsushatën e Trumpit.

Ka shumë e shumë të tjera.

Natyrisht, ne bëjmë gabime.

Por a jemi ne siç na përshkroi Donald Trumpi “armiq të popullit”?

Në më të mirën e tij, gazetaria mbron qytetarët e rëndomtë.

I mban të fuqishmit para përgjegjësisë, dhe iu jep zë atyre që s’i dëgjon askush.

Varësisht prej rrethanave, ai mund të jeni ju, familja juaj, apo komuniteti të cilit i takoni.

Ju lutem mos sulmoni përmes akuzës për ‘lajme të rreme’.

Po i jepni goditje njerëzve që mund të jenë vija e fundit në mbrojtjen tuaj një ditë.

Dhe kjo është saktësisht se çka duan njerëzit dhe organizatat e fuqishme: Të mos keni askënd që t’iu mbrojë.

Iu konvenon atyre që të mos na besoni më.

Mos i lejoni t’iu manipulojnë.

Shpërndaje në: