Përparim për xhaminë: Procesi i ndërtimit më në fund u vu në binarët e duhur

Përparim për xhaminë: Procesi i ndërtimit më në fund u vu në binarët e duhur

Komuna e Prishtinës ka dhënë lejen për ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë.

Pas kësaj, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama deklaroi se procesin e ndërtimit të kësaj Xhamie më në fund e kanë vënë në binarët e duhur.

“Procesin e ndërtimit të ‘Xhamisë’ më në fund e kemi vënë në binarët e duhur. Ky proces u shoqërua me procedura të stërzgjatura, me pajisjen e BIK-ut me kushtet ndërtimore në vitin 2017, të cilat u plotësuan me ndryshime më vonë në vitin 2020, kur edhe u pajisën me lejen për sigurimin e gropës së gërmimit.”, tha Rama.

Ai theksoi se qytetarët e lagjeve ‘Dardania’ e ‘Ulpiana’ duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme.

“Andaj, jemi të lumtur që më në fund, këtë proces sot e përmbyllëm me lëshimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e këtij objekti fetar!”, përfundoi Rama. /Periksopi/

Shpërndaje në: