Përparim Rama e konsideron nënçmim ndaj qytetarëve, mungesën e debatit për Prishtinën

Përparim Rama e konsideron nënçmim ndaj qytetarëve, mungesën e debatit për Prishtinën

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, ka thënë se për Prishtinën duhet të ketë debat mes kundërkandidatëve, për përballje idesh dhe projektesh, për të mirën e qytetarëve të kryeqytetit.

Në nje debat në Klan Kosova, Rama ka thënë se mungesa e Arben Vitisë në debatet për Prishtinën është e pakuptimtë dhe nënçmuese për qytetarët e Prishtinës, andaj e ka ftuar Kryeministrin Kurti që të përballet me të në një debat publik.

Rama ka nënkuptuar se Arben Vitia ka mbetur tërësisht i humbur në fushatën për zgjedhjet e 17 tetorit, dhe ka konsideruar se Kryeministri Kurti po përpiqet ta mbulojë mungesën e ideve të Arben Vitisë me fuqinë e pushtetit qendror që e ka. Andaj, Përparim Rama e ka ftuar në përballje publike për Prishtinën, Albin Kurtin.

Shpërndaje në: