Përparim Rama ka projekt edhe për rigjenerimin e “Soliterave” të Ulpianës

Përparim Rama ka projekt edhe për rigjenerimin e “Soliterave” të Ulpianës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka thënë se përmes renovimit të fasadave dhe pjesëve rreth saj, do të bëhet rigjenerimi i “Soliterave” në Ulpianë.

“Hapësirat në mes Soliterave do të ndërtohen zona komerciale, me dyqane, zyre, çerdhe, barnatore e ambulantë” ka thënë ndër të tjera Rama, përcjell Periskopi.

Kujtojmë se ndërtesat e “Soliterave” në Ulpianë janë në gjendje jo të mirë, ndërsa deri më tani askush përpos kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, nuk i është qasur me projekt kaq konkret dhe serioz kësaj ane të kryeqytetit.

Shpërndaje në: