Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës më 7 dhjetor

Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës më 7 dhjetor

Përparim Rama, kryetar i zgjedhur i komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se të martën me 7 dhjetor në ora 10.00, do ta marrë detyrën e re.

Në mëngjesin e së martës do të mbahet seanca inauguruese e betimit të anëtarëve të kuvendit komunal të Prishtinës dhe do të bëhet betimi nga Përparim Rama si kryetar.

Pas përfundimit të seancës solemne, do të bëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të komunës së Prishtinës.

“Përmes këtij njoftimi ju informoj se ditën e martë, më datë 07 dhjetor 2021, me fillim në ora 10:00 mbahet seanca inauguruese me ç’rast bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i Kryetarit të zgjedhur të Komunës së Prishtinës. Gjithashtu, pas përfundimit të kësaj seance solemne, bëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së Kryetarit të Komunës së Prishtinës.”, thuhet në njoftim./Periskopi/

Shpërndaje në: