Përparim Rama parasheh shumë projekte për Gollakun

Përparim Rama parasheh shumë projekte për Gollakun

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Përparim Rama, ka paraparë realizimin e shumë projekteve për zonën e Gollakut.

Në programin e tij, kandidati Rama ka paraparë ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, i cili sipas tij do të zgjidhë një problem kronik për “Prishtinën e Re” – për zonën që fillon nga Pallati i Drejtësisë dhe e përfshinë pjesën dërrmuese të Hajvalisë.

Në programin e kandidatit Rama poashtu parashihet ndërtimi i shumë rrugëve në zonën e Gollakut. Më konkretisht, aty parashihet ndërtimi i rrugës Veternik – Hajvali, e cila do të lidhë lagjet me pjesën e re të Prishtinës. Poashtu, kandidati Rama planifikon ndërtimin e rrugës “Bajram Bahtiri” në Llukarë, e cila do të funksionojë si një arterie që e lidhë Prishtinën me Gollakun. Kjo rrugë do të jetë me katër korsi dhe do të mundësojë një qasje më të lehtë për lidhjen e fshatrave të Gollakut me Prishtinën – nga Fusha e Pajtimit, në drejtim të fshatrave Makovc, Llukar, dhe Grashticë. Për më tepër, kandidati Rama planifikon ndërtimin e rrugës Barilevë – Bardhosh – Prishtinë.

Poashtu, Përparim Rama planifikon investime në rrjetin e kanalizimit në fshtrat Rimanishtë, Bardhosh, Besi, Bernicë, Grashticë, Busi, Slivovë, Kukavicë, Dragoc, Novosellë, Siqevë, Radashevc, Sharban, Koliq, Ballaban, Nishevc, Prapashticë, Dabishevc, Hajkobillë, Gllogovicë, dhe Keqekollë.

Disa pika tjera, në pjesën e programit për Gollakun, të kandidatit Rama, janë investimet në rrjetin e ujësjellësit, duke krijuar rezervuar qendror për fshatrat e Gollakut në Mramor dhe Rimanishtë; funksionalizimi i stadiumeve periferike të përshtatshme për shkolla të futbollit në Barilevë, Bardhosh, Bernicë, dhe Matiqan; dhe hapja e shtigjeve të reja për ecje dhe biçikleta në Bërnicë të Epërme dhe në fshatrat e Gollakut.

Përparim Rama është kandidati i parë i cili ka bërë publik programin e tij, i cili është voluminoz, i detajuar, dhe gjithëpërfshirës. Në këtë program, ai ka paraparë edhe shumë iniciativa tjera për Gollakun dhe ndërlidhjen e qytetit me fshatra. Programin e plotë të Përparim Ramës mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:

Shpërndaje në: