Përparim Rama planifikon ndërtimin e shumë parkingjeve

Përparim Rama planifikon ndërtimin e shumë parkingjeve

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën, z. Përparim Rama, planifikon të ndërtojë 6 parkingje të mëdha në 6 pikat kryesore rreth unazës së brendshme të Prishtinës.

Siç tregon në programin e tij, distanca do të jetë rreth 500 metra nga secila pikë e qendrës.

Kandidati Rama poashtu planifikon edhe ndërtimin e 430 vend-parkingjeve të reja në lagjen Ulpiana, krijimin e hapësirave parkimi përmes unazës së brendshme të zonës qendër, përfundimin e parkingut nëntokësor tek AKP-ja, dhe ndërtimin e parkingut nëntokësor te Posta Qendrore.

Për më tepër, Përparim Rama planifikon edhe krijimin e zonimit për vende të parkimit në lagje, ku qytetarët do të aplikojnë për leje vjetore në këmbim të garantimit të vend parkimit në lagje.

Përparim Rama është kandidati i parë i cili ka bërë publik programin e tij, i cili është voluminoz, i detajuar, dhe gjithëpërfshirës. Programin e plotë të Përparim Ramës mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:

 

https://prforpr.com/?fbclid=IwAR20e_kzCA_4McRHbeuieop6LTeuJf7imzpxmequgNNkniEG2FhjKbqey8M

Shpërndaje në: