Përparim Rama premton një Prishtinë digjitale

Përparim Rama premton një Prishtinë digjitale

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën, z. Përparim Rama, i ka dhënë një rëndësi të veçantë digjitalizimit në programin e tij.

Në kapitullin “Prishtina e Digjitalizuar”, në programin e tij, kandidati Rama planifikon vendosjen e kamerave në çdo lagje, për të rritur sigurinë fizike dhe sigurinë nga zjarri; vendosjen e senzorëve të ndryshëm për të identifikuar ndotësit e ajrit, ambientit, dhe zhurmës; si dhe vendosjen e hot-spoteve publike me internet me shpejtësi të lartë në udhëkryqe të qytetit.

Poashtu, kandidati Rama ka paraparë përdorimin e teknologjisë smart për të minimizuar humbjet e ujit, të energjisë, dhe ndriçimit; për të përmirësuar transportin; për të parashikuar vjetërimin apo prishjen e rrugëve; për menaxhim të parkingjeve dhe të mbeturinave; si dhe për vendosje të ekspozitave interaktive e fasadave mediale.

Një projekt tjetër i rëndësishëm në programin e kandidatit Rama është digjitalizimi i sistemit shëndetësor, përmes funksionalizimit të plotë Sistemit Informativ të Shëndetësisë (SISH), i cili do të bëhet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Përparim Rama poashtu është zotuar për ofrimin e hapësirave për promovim të ndërmarrjeve që kanë në fokus digjitalizimin; për përkrahje të vajzave dhe grave për përfshirje në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë – STEM; për promovim të E-sports, etj.

Përparim Rama është kandidati i parë i cili ka bërë publik programin e tij, i cili është voluminoz, i detajuar, dhe gjithëpërfshirës. Programin e plotë të Përparim Ramës mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm: https://prforpr.com/?fbclid=IwAR1Y0hRoOXzrjYrwPKp2t__fZRX-RH8OswZxI4_lPWlgdHlRbLTPDNiPqnA

 

Shpërndaje në: