Përparim Rama prezanton projektin e tij madhor për Qendrën (VIDEO)

Përparim Rama prezanton projektin e tij madhor për Qendrën (VIDEO)

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën, z. Përparim Rama, ka paraqitur planin e tij për ridizajnimin e qendrës së Prishtinës.

Në projektin që ai e quan “Ridefinimi i Qendrës së Prishtinës”, kandidati Rama thekson që nën udhëheqjen e tij e gjithë hapësira brenda unazës së brendshme të qytetit do të jetë qendër. Sipas tij, sot qytetarët e Prishtinës qendrën e asociojnë vetëm me sheshin Nëna Terezë, një hapësirë që është e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e tyre.

Më tutje, ai thekson se në këtë qendër të zgjeruar, sheshi Nëna Terezë do të ndërlidhë Prishtinën e Vjetër dhe do të vazhdohet deri tek Rrethi i Flamurit, për të ofruar më shumë mundësi argëtimi dhe rekreacioni për qytetarët e Prishtinës dhe vizitorët e saj.

Një komponentë tjetër e këtij projekti është krijimi i 6 pikave kyçe me parkingje nëntokësore të cilat do ta tangjentojnë qendrën e zgjeruar. Distanca nga këto pika në qendër do të jetë më së largu 500m, apo 7 minuta ecje.

Në këtë qendër të zgjeruar, kandidati Rama potencon që hierarkia e rëndësisë do të ndryshojë duke i dhënë prioritet këmbësorit. Sipas tij, këmbësori do të jetë i pari, trafiku urban dhe alternativ i dyti, ndërsa vetura e treta.

Për ilustrim të këtij projekti, Përparim Rama ka krijuar një video animacion i cili ilustron në mënyrë vizuele se si do të duket qendra e re, e cila mund të shikohet në linkun në vazhdim:

https://fb.watch/8hvLFetSyu/

Deri më tani, z. Rama është i vetmi kandidat i cili ka bërë publik programin e tij, i cili është voluminoz, i detajuar, dhe gjithëpërfshirës. Programin e plotë të Përparim Ramës mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm: https://prforpr.com/?fbclid=IwAR3EwzJ6n4Am-3G58GwLtiLWROAjDF8fENQZD0z00xHEjJYG1OmyuRMsivA

https://prforpr.com/?fbclid=IwAR3EwzJ6n4Am-3G58GwLtiLWROAjDF8fENQZD0z00xHEjJYG1OmyuRMsivA

https://prforpr.com/?fbclid=IwAR3EwzJ6n4Am-3G58GwLtiLWROAjDF8fENQZD0z00xHEjJYG1OmyuRMsivA

Shpërndaje në: