Përparim Rama prezanton projektin madhështor për lagjen “Ulpiana”

Përparim Rama prezanton projektin madhështor për lagjen “Ulpiana”

Arkitekti dhe urbanisti i njohur ndërkombëtarisht, Përparim Rama, ka vazhduar me prezantimin e projekteve të mëdha që ia ndryshojnë pamjen Prishtinës.

Kandidati i LDK-së për kryetar të kryeqytetit, Përparim Rama, ka prezantuar projektin për lagjen “Ulpiana”. Ky projekt gjigant do t’ia japë pamjen madhështore një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit.

I tërë projekti i prezantuar nga Rama, para banorëve të lagjes “Ulpiana”, do të finalizohet brenda mandatit të parë të tij si kryetar i Prishtinës.

Aty përfshihen investime të mëdha, në përmisimin e jetës së banorëve të kësaj lagje dhe përmisimin e pamjes së saj.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni projektin e madh të Përparim Ramës për lagjen “Ulpiana”:

Shpërndaje në: