Përparim Rama publikon foto me bashkëshorten pas votimit

Përparim Rama publikon foto me bashkëshorten pas votimit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka votuar në një nga qendrat e votimit në Prishtinë, raporton Gazeta Expressëtë rast ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Ftoj të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë rastin dhe të votojnë. Unë sot votova në këtë ditë të mirë me diell, ditë e mirë për Prishtinën”, ka thënë ai.

Ndërsa, Rama sot ka publikuar në rrjetin social Facebook një foto me bashkëshorten e tij.

“Mirëmëngjesi Prishtinë, Një ditë e shkëlqyeshme me diell, një ditë fantastike për të filluar transformimin e Prishtinës. Shumë dashni për Prishtinën tonë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: