Përparim Rama reagon kundër dhunës ndaj grave: “Kjo nuk duhet të kalojë kaq lehtë”

Përparim Rama reagon kundër dhunës ndaj grave: “Kjo nuk duhet të kalojë kaq lehtë”

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Përparim Rama, ka reaguar ndaj dhunës që u shkaktua në një qendër tregtare në Prishtinë.

Ai e ka quajtur “të patolerueshme” dhunën ndaj grave.

“Ka shumë gra që përjetojnë çdo ditë një nga format e dhunës dhe abuzimit. Kjo nuk duhet të kalojë aq lehtë. Dhuna, në të gjitha format e saj duhet të dënohet maksimalisht.” – është shprehur z. Rama, përcjell Periskopi.

Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për ndërhyrjen e menjëhershme.

Statusi i plotë:

Dhuna është e patolerueshme!

Dje, fatkeqësisht ishim sërish dëshmitarë të pamjeve të tmerrshme të dhunës ndaj gruas, të cilat na kanë shqetësuar të gjithëve. Jo të pakta janë rastet e këtij fenomeni në shoqërinë tonë. Ka shumë gra që përjetojnë çdo ditë një nga format e dhunës dhe abuzimit. Kjo nuk duhet të kalojë aq lehtë. Dhuna, në të gjitha format e saj duhet të dënohet maksimalisht.

E përgëzoj Policinë e Kosovës për ndërhyrjen e menjëhershme në rastin e djeshëm.

Uroj që institucionet tona të bëjnë gjithçka që ta mbrojnë secilin qytetar nga dhuna.

Shpërndaje në: