Përparim Rama reagon për rastin tragjik në Prishtinë

Përparim Rama reagon për rastin tragjik në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar në lidhje me rastin tragjik, ku humbi jetë një burrë dhe një grua u lëndua rëndë si pasojë e dëmeve nga stuhia.

Rama shpreh ngushëllime familjes së viktimës si dhe u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq, shkruan Periskopi.

Postimi i tij i plotë:

Me shumë keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së një qytetari si pasojë e dëmeve nga stuhia që përfshiu sot Kryeqytetin.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, dhe të lënduarëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim.

Shpërndaje në: