Përparim Rama: Unë kam ardhë këtu për ta transformuar Prishtinën

Përparim Rama: Unë kam ardhë këtu për ta transformuar Prishtinën

Duke folur në intervistën në Klan Kosova, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka treguar se me sa pasion ka marrë kandidaturën për kryetar të Prishtinës.

Ai edhe një herë ka siguruar prishtinasit se nuk është këtu për të bërë politikë me qytetin, porse është në Prishtinë për të dhënë më të mirën nga vetja e tij.

Si profesionist i shquar në fushën e urbanizmit dhe arkitekturës, Rama ka siguruar se do të jetë kryetar i Prishtinës për një periudhë 8 vjeçare, pra, për dy mandate të qeverisjes, duke besuar se për kaq kohë do t’ia ndryshojë tërësisht pamjen kryeqytetit dhe jetën banorëve të Prishtinës.

Shpërndaje në: