Përparim Rama: Unë nuk kam ardhë të bëhem kryeministër

Përparim Rama: Unë nuk kam ardhë të bëhem kryeministër

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën, z. Përparim Rama, ka treguar se misioni i tij i vetëm është rregullimi i jetës së qytetarëve të Prishtinës.

Gjatë një interviste dje, Rama ka potencuar se nuk ka asnjë ambicie politike përtej punës së tij si kryetar i Prishtinës.

Deklarata e tij e plotë:

“Unë jam këtu për Prishtinën dhe vetëm për Prishtinën – për qytetarin e Prishtinës. Nuk kam tendenca politike, partiake, nuk kam ardhur këtu të bëhem kryeministër, president, apo kryetar partie. Jam ardhë këtu për Prishtinën – vetëm për Prishtinën.”

Shpërndaje në: