Përparimi po ndjell frikë: Arben Vitia i VV-së ‘flirton’ me Uran Ismailin e PDK-së

Përparimi po ndjell frikë: Arben Vitia i VV-së ‘flirton’ me Uran Ismailin e PDK-së

Gjatë mbrëmjes së kaluar, e diele, kandidati i VV-së për kryetar të komunës së Prishtinës me emrin Arben dhe mbiemrin Vitia ishte i ftuar në emisionin Debat Plus në Dukagjin TV. Ndër tjerash, ai gjeti kohë edhe të ‘flirtonte’ me kandidatin e PDK-së, Uran Ismailin.

Vitia që garon në balotazh kundër Përparim Ramës së LDK-së, u përpoq të joshte një pjesë të elektoratit të Partisë Demokratike të Kosovës që e votuan Uran Ismailin.

“Në programin e z. Uran Ismaili ka shumë projekte praktike të cilat mund t’i shtyjmë përpara,” – tha z. Vitia, duke u përgjigjur në pyetjen se a e kishte ndërmend të nënshkruante koalicion me ndonjë parti për ta pasur shumicën në Kuvendin Komunal, përcjell Periskopi.

Më pas, analisti Astrit Gashi u shpreh se Vitia po provonte të joshte votuesit e PDK-së por pa bërë koalicion me këta votues.

Distanca mes z. Vitia dhe z. Rama është cilësuar si e arritshme nga shumë analistë të vendit.

Shpërndaje në: