Përpjekja e Rusisë për okupim, këto janë regjionet në Ukrainë ku pritet të zhvillohen referendume

Përpjekja e Rusisë për okupim, këto janë regjionet në Ukrainë ku pritet të zhvillohen referendume

Në katër regjione në lindje dhe jug të Ukrainës pritet të zhvillohen referendume të premten, për t’u votuar nëse këto do të bëhen apo jo pjesë e Rusisë.

Referendumet do të zhvillohen nga e premtja deri të martën në Donetsk, Luhansk, dhe në hapësirat e okupuara nga Rusia në Kherson dhe Zaporizhzhia, raporton Skynews.

Kjo zonë përfshin rreth 15% të territorit të përgjithshëm të Ukrainës.

Perëndimi i ka kritikuar këto referendume, duke i quajtur “mashtrim”, derisa aleatët e NATO’s kanë deklaruar se nuk do të njohin aneksimin e territoreve ukrainase nga rusët përmes referendumeve “ilegale dhe jolegjitime”.

Shpërndaje në: