Përplasja për Manastirin: A ndryshoi qëndrim Amerika pas asaj që tha Kurti? Ja çka i thonë Periskopit nga Ambasada

Përplasja për Manastirin: A ndryshoi qëndrim Amerika pas asaj që tha Kurti? Ja çka i thonë Periskopit nga Ambasada

Së fundi, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket çështjes së tokës në Manastirin e Deçanit përkundër kërkesës së bërë nga ana e Ambasadat e Quintit. Periskopi ka kontaktuar ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë për ta kuptuar reagimin e tyre pas fjalëve të kryeministrit.

Amerika, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar me anë të misioneve diplomatike më 30 nëntor i kërkuan Kosovës që të zbatojë në plotësi regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbesin të shqetësuar që përkundër nxitjes së vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga vetë gjyqësori i Kosovës, institucionet kosovare ende nuk e kanë zbatuar plotësisht regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tyre.

Kryeministri Kurti, ndërkohë, është shprehur për këtë çështje si vijon: “Qëndrimi jonë [ynë] për Manastirin e Deçanit është tashmë i njohur, ne e kemi bërë të njohur atë edhe më herët,”

Periskopi ka dërguar pyetje në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë, pas këtij zhvillimi për të parë nëse ka ndërruar qëndrimi i vendit tonë aleat për çështjen në fjalë.

Përtej asaj që i kanë thënë Periskopit jopublikisht, Ambasada e ShBA-ve është shprehur si vijon: “Nuk kemi përgjigje tjetër matanë asaj se çka kemi shpërndarë/publikuar, përfshirë edhe deklaratën e Quintit javën e kaluar”. /Periskopi 

Shpërndaje në: